Shkup, 31 maj – Çdo nxënës i cili në shtator nis shkollimin fillor në Aerodrom do të marr 3.500 denarë. Komuna Aerodrom përgatit vendim me të cilin prindërve të nxënësve do tu ndahen këto mjete për të zvogëluar harxhimet e fillimit të vitit shkollor, njofton Koha.
Kompetentët paralajmërojnë se nga shtatori i vitit të ri shkollor përgatitjet shkollore do të paguhen nga komuna, në vend se nga xhepi i prindërve, siç ka qenë deri tani.