Në pesë vitet e fundit, 138 qytetarë të Maqedonisë janë arrestuar në mënyrë të pabazë. Mundësinë për ta paditur shtetin dhe të kërkojnë dëmshpërblim për paraburgim të pabazë nuk e kanë shfrytëzuar as gjysma e tyre për shkak të procedurave burokratike dhe kompensimit të vogël që e caktojnë aktvendimet e gjykatave, të cilat sillen prej 2.500 deri 3.000 denarë për një ditë të kaluar në paraburgim në mënyrë joligjore. Kompensimi i përgjithshëm i caktuar nga aktvendimi i gjykatës i dëmit material në këtë periudhë është rreth katër milionë denarë, që është për 45 për qind nga shuma e kërkuar e cila paraqet mbi tetë milionë denarë.
Këto janë rezultatet e prezantuara sot në kuadër të Hulumtimit “Të paraburgosur në mënyrë të pabazë-implikime juridike dhe buxhetore” përpunuar nga ana e Shoqatës për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave dhe lirive të njeriut “Svedok”, mbështetur nga Qeveria holandeze. Hulumtuesit theksojnë se “çmimi” për një ditë paraburgim të pabazë është shumë i ulët dhe se gjykatësit në gjykatat civile kanë praktikë të etabluar për caktim të aktvendimit të shumave të vogla dhe të parëndësishme për kompensim të dëmit dhe se kjo reflektohet negativisht ndaj gjykatësve në procedurën penale që në mënyrë jokritike të përcaktojnë masën e paraburgimit. Gjithashtu, të paraburgosurit e pabazë me anë të rrugës së detyrueshme e kërkojnë kompensimin dhe paratë nga shteti i marrin përmes përmbaruesit.
Ambasadori holandez, Vauter Plomp theksoi se vendi i tij është mbështetës afatgjatë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në procesin e të gjitha reformave të nevojshme për anëtarësim të vendit në BE, ndërsa një pjesë e tyre kanë të bëpjnë edhe me sundimin e mirë të së drejtës dhe të gjyqësisë. Në diskutim, gjykatësja Aneta Dimovska tha se në raste kur ndonjë person kërkon dëmshpërblim për paraburgim të pabazë, thotë se momentet më të vështira janë të karakterit emotiv, duke pasur parasysh se çka bartë paraburgimi në vetëvete dhe për familjen e personit. Thotë se në vendimin e gjykatës duhet vepçanërisht të qëndrojnë arsyetimet për dëmshpërblimin e kërkuar nga shteti.
Në prezantim mori pjesë edhe prokurorja speciale publike, Katica Janeva, e cila duke u kyçur në diskutim, tha se kjo prokurori po përballet me sfida të tjera me gjykatat. “Ne i elaborojmë të gjitha propozimet për paraburgim, por nga një numër i9 caktuar i gjykatësve, të njejtit janë refuzuar në mënyrë të njejtë edhe pse ne e ndjekim praktikën gjyqësore dhe evropiane se si duhet të kërkohet partaburgimi dhe masa të tjera për sigurim të të dyshuarve”, tha Janeva.
PSP, shtoi ajo, nuk është e kënaqur nga puna e gjykatave rreth lëndëve të tyre dhe se çdoherë gjykatës të caktuar vendosin për çështje lidhur me lëndët e tyre, të cilat PSP i ka thënë publikisht. “Në këtë mënyrë, konsideroj se gjykatësi mund ta keqpërdorë detyrën dhe autorizimin e vet zyrtar kur bëhet fjalë për korrupsion të lartë të cilin e heton PSP nga ana e funksionarëve të lartë nga pushteti. Siç përsëris çdoherë, edhe tabi do të them, PSP nuk ndjekë kriminel të zakonshëm, PSP e ndjekë grupin kriminel që ndodhet në krye të pushtetit në Republikën e Maqedonisë dhe kljo duhet të kuptohet nga ana e gjykatës e cila e prëfaqëson pushtetin e tretë dhe në mënyrë të ndërgjegjshme, të ndershme dhe profesionale ta kryejë detyrën e vet. Në rastet e PSP-së kjo nuk është ashtu”, theksoi Janeva.