Për masën “Vetëpunësim me marrjen e grantit” deri tani janë parashtruar mbi 1.175 paraqitje nga të papunësuar të cilët dëshirojnë të fillojnë biznes të vetin, për hapjen e biznesit me “kreditim” ka 35 aplikacione, ndërsa për “praktikë” mbi 700 paraqitje, informoi drejtoresha e Qendrës së Shkupit për Punësim Sllobodanka Aleksovska. Gjatë vizitës së kompanisë M-STEEL SHPK Shkup në komunën Gazi Babë, shfrytëzues të masave të Agjencisë, Aleksovska vlerësoi se punëdhënësit kanë besim të rritur ndaj këtyre masave, ndërsa të papunësuarit dëshirojnë të marrin pjesë dhe të marrin stërvitje adekuate dhe punë.
Drejtori ekzekutiv i M-STEEL, Lluk Slabing paralajmëroi se planifikojnë ta zgjerojnë prodhimin dhe numri i të punësuarve të jetë 100. “Para dy viteve filluam me gjashtë të punësuar, ndërsa tani veçmë kemi 43 me ndihmë të Qeverisë. Kemi plane për ekspansion të mëtejshëm të lokacionit tjetër dhe të angazhojmë 100 të punësuar gjatë pesë viteve të ardhshme. Shpresojmë që të vazhdojmë me ekspansionin e mëtejshëm në komunën e Gazi Babës”, tha Slabing.