Përcaktimi strategjik i Republikës së Maqedonisë nga pavarësia e saj e deri më sot është anëtarësimi i plotfuqishëm në BE dhe NATO, thekson LSDM-ja në kumtesën e sotme deri te mediat.
“Në atë rrugë euroatlantike, Qeveria e re reformuese e kryesuar nga LSDM-ja, vendimet do t’i bartë përmes procesit inkluziv dhe të gjitha çështjet strategjike do të zgjidhen në koncensus me opozitën, opinionin e gjerë dhe shoqërinë civile, ndërsa do të jenë përfundimtare në referendumin në të cilin do të deklarohen qytetarët”, thonë nga LSDM-ja.
Sipas tyre, në vend se përmes negociimit të fshehtë siç bënte VMRO-DPMNE-ja, vendimet strategjike do të barten përmes procesit inkluziv. “VMRO-DPMNE-ja ka punuar kundër interesave shtetërore dhe nacionale me bllokadat që i bën në reformat demokratike dhe proceset integruese euro-atlantike”, theksohet në kumtesë.
Nga LSDM-ja theksojnë se VMRO-DPMNE-ja duhet sa më parë të ndalojë të shpikë gënjeshtra të reja dhe manipulime në këtë temë dhe tërë energjinë ta orientojë ndaj veprimit konstruktiv dhe përfshirjes në proceset reformuese që vijojnë, për të mirën dhe ardhmërinë e qytetarëve dhe shtetit.