Sulmuesi i Genoa-s, Krzysztof Piatek, ka zbuluar se loja elektronike e FIFA-s e ndihmoi për të mësuar më shumë rreth shokëve të rinj të skuadrës. 23-vjeçari, iu bashkua skuadrës italiane ne verë nga KS Cracovia dhe është përshtatur mirë me futbollin italian, duke parë se, për momentin, është golashënuesi më i mirë në kampionat me 9 gola në 12 ndeshje.
Përshtatja në një skuadër të re nuk është asnjëherë e lehtë, por Piatek duket se nuk ka patur probleme. Sekreti? Ai u informua mbi shokët e ekipit në FIFA. “Nuk kisha asnjë ide se kush ishin shokët e skuadrës tek Genoa kur firmosa, kështu që ndeza PlayStation dhe i pashë në FIFA,” ka thënë për “Corriere Della Sera”.
Piatek beson se të qenit një lojtari i ri dhe ardhja nga një ekip pothuajse i panjohur, e ka ndihmuar atë në përshtatjen me kampionatin italian.
“Asnjë nga shokët e ekipit nuk më njihte. I thashë vetes: ‘Nëse ata nuk e dinë që kam shënuar 21 gola ( për Cracovia sezonin e kaluar) dhe që shënoja pothuajse çdo ndeshje, ndoshta as mbrojtësit kundërshtar nuk më njohin’”.
Polaku la menjëherë shenjë pasi shënoi në shtatë ndeshjet e para në Serie A, por tani golat kanë filluar të mungojnë. Gjithsesi, ai do të ketë mundësi të gjejë përsëri rrugën e rrjetë në derbin që do të luajë kundër Sampdoria-s të dielën e ardhshme.