Shkup, 6 mars – Grupi i palëve të involvuara për rajonin ndërkufitar “Sharri” sot do të mbajë takim në Prizren, Kosovë. Takimi mbahet në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian – “Bashkëpunim rajonal dhe rrjetëzim në sferën e bujqësisë, zhvillimit rural dhe ekonomik në rajonet ndërkufitare”, i implementuar nga Grupi i Përhershëm i Punës për Zhvillim Rural Rajonal në Evropën Juglindore – SWG.
Përfaqësuesit nga institucionet publike, biznes sektori, organizatat joqeveritare dhe faktorët e tjerë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova do të kenë mundësi të diskutojnë në tema dhe ide të ndryshme projektuese të cilët do të kontribuojnë për zhvillim të integruar ekonomik të rajonit ndërkufitar “Sharri”.
Projekti synon të kontribuojë drejt zhvillimit të balancuar socio-ekonomik të rajoneve rurale në rajonet e përmendura ndërkufitare të Ballkanit Perëndimor, përmes bashkëpunimit efikas ndërkufitar rajonal dhe përforcim të kapaciteteve rajonale për diversifikim ekonomik në mjediset rurale.
SWG është organizatë ndërqeveritare ndërkombëtare e përbërë nga institucionet qeveritare përgjegjëse për zhvillim rural në vendet dhe territoret adekuate nga Evropa Juglindore. ABDA metodologjia – qasje e bazuar në zhvillim të territorit (ABDA) paraqet qasje metodologjike inovative dhe inkluzive që mundëson zhvillim të qëndrueshëm të rajoneve rurale ndërkufitare në Ballkanin Perëndimor të cilët karakterizohen me probleme specifike zhvillimore.