Uashington, 23 dhjetor – Përfaqësuesi special i SHBA-së në koalicionin ndërkombëtar antixhihadist Brett McGurk dha dorëheqje nga funksioni, si shenjë proteste ndaj vendimit të presidentit amerikan Donald Tramp për tërheqjen e forcave të SHBA-së nga Siria.
McGurk është përfaqësuesi i dytë, i cili jep dorëheqje duke mos u pajtuar me vendimin e Trampit, pas sekretarit të mbrojtjes Xhejms Matis.
Dhjetë ditë para shpalljes së vendimit të Tramp, McGurk deklaroi se do të ishte e papërshtatshme të konsiderohet se grupi xhihadist Shteti Islamik është mposhtur dhe se nuk do të ishte një veprim i mençur që ushtarët amerikan të tërhiqen nga Siria.
Pikërisht pohimet se Shteti islamik është mposhtur tërësisht, ishte argument kryesor i Trampit për tërheqjen e ushtarëve nga Siria.
Dorëheqja e McGurk do të hyj në fuqi më 31 dhjetor. Deri në emërtimin e një pasardhësi të McGurk, funksionin përfaqësues special i SHBA-së në koalicionin ndërkombëtar do ta kryej zëvendësi i tij aktual, gjeneral Teri Vulf.