Për tre muaj në Kosovë janë asgjësuar rreth 30 mijë kilogramë të mishit të prishur, transmeton Gazeta Metro. Rasti më i ri i mishit të prishur ishte në Prizren, ku janë konfiskuar 500 kilogramë mish me afat të skaduar që po bëhej gati për tu shtitur. Ndërsa në muajin shkurt, në Pejë janë konfiskuar 160 kilogramë mish të prishur.
Kjo gjë ka shqetësuar shumë qytetarët. Por, në Agjencinë e Ushqimit këmbëngulin se mishi dhe nënproduktet e tij që konsumohen në Kosovë janë të sigurtë. Thonë se nuk lejojnë që të hyjë mish i prishur në vendin tonë.