Disa vende te rajonit jane prekur nga moti i keq diten e sotme. Pas Kroacise ku pati shtrengata, stuhia e tmerrshme përmbyti sot pasdite Stambollin. Era e fortë dhe furia e ujit rrëmbeu makinat, një vinç shpërtheu, aeroporti u mbyll dhe për shkaqe sigurie u mbyll edhe tuneli Euroazia, që lidh anën aziatike dhe evropiane të Stambollit, trafiku u bllokua në shumë pjesë të qytetit. Edhe me heret gjate javeve te fundit ka pasur permbytje dhe pezullim te trafikut publik ne Stamboll. Siç raportojnë mediat turke, stuhia ka shkaktuar ndërprerjen e transportit publik dhe ndërprerjen e fluturimeve në aeroporte. Nga stuhi të ngjashme Stambolli ishte përfshi edhe javë më parë, duke sjell bllokimin e Stambollit për një kohë të caktuar.