Qefser ABDYLI
Shkup, 10 shkurt – Një grua nga fshati Ramajli i Kumanovës dhe katër banorë të fshatit Grushinë të Shkupit janë të prekur nga tularemia, shkruan gazeta KOHA. Plaga nuk përhapet nga personi në person, por lehtë mund të bartet nga kafshët e infektuara, pisllëku ose përmes pickimit të insekteve. Këto dy fshatra janë pranë njëri-tjerët, kështu që tani epidemiologët kanë kontrolluar nëse mund të jetë një burim i njëjtë nga transmetohet sëmundja. Të pesë rastet janë duke vuajtur nga tularemia, por janë në gjendje të qëndrueshme. Mjekët dhe veterinerët i kanë paralajmëruar banorët e këtyre fshatrave, por edhe qytetarët që dalin në natyrë, të jenë të kujdesshëm që të mos preken nga kjo sëmundje. Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) ka marrë njoftim nga Qendra për Shëndet Publik – Shkup se katër persona nga fshati Grushinë, në Komunën e Haraçinës, janë të infektuar me tularemi. Për rastin e pestë ka qenë i njoftuar edhe Komisioni që përfshinë epidemiologë. “Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes dhe për të mbrojtur shëndetin e popullatës, alarmojmë deri tek e shoqatat kompetente veterinare, pronarët e kafshëve shtëpiake (sidomos lepuj, minj dhe brejtësve të tjerë) t’i raportojnë kafshët që tregojnë simptoma të pazakonta të etheve, humbje peshe, ënjtje, plagët e lëkurës si dhe simptoma të tjera. Sëmundja tularemia transmetohet dhe zakonisht e bartin brejtësit”, thonë nga AUV. Kjo është një sëmundje ngjitëse e rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe shumica e kafshëve të infektuara e transmetojnë përmes kontaktit të drejtpërdrejtë, ose trajtimi i kafshëve të vdekura, por edhe nga kafshimi i rriqrave të infektuar, por sëmundja transmetohet edhe nga asgjësimi i mushkonjave dhe insekteve të tjera. Sëmundja mund të transmetohet me anë të ushqimit të kontaminuar dhe ujit, ose me inhalacion (përmes inhalacionit), në aerosol të infektuar me baktere që shkakton këtë sëmundje. Bakteret gjatë mund të përballojnë kushtet e jashtme. Primarius dr. Biljana Danilovska, epidemiologe në Qendrën për shëndet publik në Shkup, tha se të gjitha rastet ishin në muajin e fundit. Për tre rastet në Grushinë është thirrur mjeku, nga 12 deri 17 janar, kurse për rastin e katërt të premten. “Ka disa lloje të tularemisë. Të sëmurët nga Grushina kanë tipin më të lehtë, formën bubonike, ku më shpesh nyjet limfatike janë më të fryra. Tek ata ishin të fryra në qafë nyejt limfatike”, tha Dr. Danilovska. Janë të fryra nyjet limfatike në qafë ku mund të bashkohen mjekët e sëmundjeve të tjera të mos mendojnë në sëmundjen e tularemisë. Shenjat e para të sëmundjes tek njerëzit janë ethe të papritura dhe të dridhura, gjëndra të fryra me dhimbje, dhimbje koke, të vjella dhe diarre, dhimbje e muskujve dhe të bërrylave, kollë e thatë, rraskapitje, dhe këto në përgjithësi shfaqen brenda një periudhe kohore prej 3 deri në 5 ditë pas infeksionit. Tularemia mund të njihet edhe nga plagët që mund të ndodhin në lëkurë dhe në gojë, fyt i lënduar, dhimbje, ënjtje e syve dhe gjëndra në qafë. Në fazat e mëvonshme sëmundja mund të zhvillohet në pneumoni dhe të shoqërohet me gulçim, frymëmarrje e shoqëruar nga dhembjet në gjoks dhe kollitje e përgjakshme (pështymë). Mbrojtja është e rekomanduar për të parandaluar kafshimin e insekteve repellents (anti insektet). Gjithashtu duhet larja e shpeshtë e duarve me sapun dhe ujë të ngrohtë, sidomos pas trajtimit të kafshëve të ngordhura, por edhe duke ngrënë ushqime të mirëgatuara si dhe përdorim të ujit të pijshëm nga burim i besueshëm. “Sipas urdhrit vjetor për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve, shoqatave të gjuetisë, koncesionerët e zonave të mbulimit dhe parqet kombëtare janë të detyruara të dërgojnë lepujt e vdekur në teste laboratorike për sëmundje të tularemsë, sëmundje hemorragjike tek lepujt dhe miksomatozët. Shpenzimet për ekzaminim laboratorik mbulohen nga programi për përdorimin e fondeve për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve. Këtë vit, me përjashtim të rasteve të tularemisë tek njerëzit, Agjencioni për ushqimi dhe Veterinari nuk ka marrë njoftim për shfaqjen e kësaj sëmundje te kafshët”, thonë nga Agjencia për veterinari dhe ushqim.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.