Me konsumimin e peshkut ju do të ndiheni më mirë. Rezultatet e studimeve të fundit lidhur me efektin e peshkut në organizmin e njeriut, kanë treguar se sa më shumë peshk të hani, aq më mirë do të ndjeheni. Sipas studiuesve, ngrënia e peshkut e redukton deri në 17% rrezikun e prekjes nga depresioni. Sipas tyre, kjo lidhet me Omegën-3, acidet yndyrore që gjenden tek peshku, e që shton rrjedhjen e gjakut, gjë që ndikon në uljen e depresionit.