Duke folur për revistën prestigjioze Sport Ilustrated, notari rekordmen Michael Phelps pozon bashkë me 28 medaljet Olimpike që ka fituar gjatë karrierës së tij. Seanca spektakolare e fotografive të bëra nga Simon Bruty tregon amerikanin duke qëndruar në këmbë i veshur vetëm me pantallona të shkurtra dhe me krahët që mbajnë 23 medalje të arta, tre argjendi dhe dy bronzi. “Asnjë atlet nuk ka pasur më shumë sukses në vitin 2016 se Michael Phelps,” shprehet Tim Layden, autori veteran i cili mori përsipër intervistën. Më poshtë kemi shkëputur një pjesë të intervistës. Në fund të gushtit, Michael dhe Nicole dhe Schmitt vendosën të gjitha 28 medaljet e Michael përgjatë banakut të kuzhinës. Ishte hera e parë që Phelps i kishte parë të gjitha medaljet në të njëjtën kohë. “Jo, nuk mund t’i përballoj të 28-ta,” do të thoshte ai më pas. Medaljet e prekin në një mënyrë tjetër, secila me një histori të sajën, intime dhe të paharrueshme: E para, nga 400 metrat në Athinë , pas së cilës po shtrëngonte fort dorën e mamasë apo ajo e fituar në stilin flutur 100 metra, ku fitoi me vetëm 0.1 sekondë diferencë. “Kam shumë ndjesi. Lumturi, mërzitje, inat.”