Tifozët prishtinas “Plisat” kanë pasur një takim miqësorë me zyrtarët e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, të cilët i kanë mirëpritur në “Fan Club” e tyre në Prishtinë. Elira Kajtazi dhe Denis Bastari ishin të pranishëm në Prishtinë të cilët kishin ardhur për të diskutuar rreth shqetësimeve të tifozëve prishtinas. Ata ishin shume te interesuar që keqkuptimet me Plisat te tejkalohen dhe gjithçka te rregullohet për ndeshjet e radhës. Megjithatë Plisat treguan që dalja e tyre nga stadiumi u bë për shkak të pakënaqësive në atë ndeshje, mirëpo ata e benë të ditur që kjo nuk ka te beje më bojkot dhe se pa marre parasysh problemet, ata do t’i qëndrojnë gjithmonë afër Kombëtares. Anëtarët e grupit të tifozëve “Plisat” nuk nguruan të tregojnë shqetësimet e tyre rreth ndeshjeve të cilat i përcjellin gjithmonë nga afër të Kombëtares Shqiptare. Këta të fundit kërkuan që të ketë mirëkuptim rreth organizimeve të ndeshjeve të jenë më të kujdesshëm me të gjithë të tifozët të cilët janë të pranishëm duke i trajtuar më mirë se që janë trajtuar deri më tani. Përveç këtyre anëtarët e grupit të “Plisave” kërkuan që të kenë më kujdes rreth biletave të cilët kërkuan t’i kenë gjithmonë në dispozicion në të gjitha ndeshjet të cilat i luan Kombëtarja e Shqipërisë, si brenda dhe jashtë vendit përcjell Zëri. Tifozët “Plisat” gjithashtu u kanë bërë të ditur zyrtarëve të FSHF-së, se asnjëherë nuk kanë bojkotuar ndeshjet e Kombëtares shqiptare, duke treguar se do t’i qëndrojnë gjithmonë afër Kombëtares. Një prej temave të diskutimit ishte edhe qasja e gazetarëve nga Kosova, shqetësim ky që u ngrit fuqishëm nga tifozët prishtinas. Këta të fundit kërkuan nga zyrtarët e Federatës së Shqipërisë, që t’u mundësohet akreditimi gazetarëve nga Kosova, të cilët kërkojnë të përcjellin ndeshjet e Shqipërisë dhe të mos injorohen nga FSHF. Në një takim i cili zgjati mbi një orë duke shqyrtuar mundësit më të mira dhe lidhshmërinë ndërmjet veti edhe dy zyrtarët e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, premtuan se do të angazhohen maksimalisht që të gjendet një mirëkuptim dhe t’u mundësohen qasje më të lehtë në stadiume tifozëve shqiptarë. Arsyeja pse përfaqësuesit e FSHF–së u takuan me Plisat ishte shqetësimi shume i lartë që federata e ka pasur pas daljes se Plisave nga stadiumi në ndeshjen me Izraelin.