E martë, 26 Nëntor, 2024
-1.2 C
Skopje

‘Po sundohemi nga stalinist urryes’: Selimi i reagon Kurtit për injorimin e kontribuesve në përvjetorit të Bibliotekës Kombëtare

Më 25 nëntor, Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka shënuar 80 vjetorin e themelimit ku u përurua Platforma Digjitale, ueb-faqja e re si dhe u shfaq një dokumentar tematik i punuar nga RTK kushtuar bibliotekes dhe u mbajtën dy ekspozita. Megjithatë, mospërfshirja dhe mospërmendja e disa prej kontribuesve kryesorë për biblotekën nga institucionet ka nxitur reagimin e ish krydiplomatit, Petrit Selimi, që s’ka dyshim as për motivin e tyre.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Selimi potencoi mospërmendjen e ish drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, Bedri Hysës. “I ndjeri Bedri Hysa ishte i famshëm si poet dhe si drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Ai shkroi monografinë e parë të bibliotekës dhe ndërtesës së saj të famshme së bashku me arkitektin kroat A.Mutnjakoviç. Djali i tij, Ylber Hysa, gjithashtu i ka shërbyer Kosovës për dekada”.

Ish-diplomati shkroi edhe për shpërfilljen e Violeta Selimit, konservuasja e parë shqiptare e librave të vjetër, njëkohësisht nëna e ish-diplomatit, “Nëna ime, Violeta, punoi në Bibliotekën Kombëtare gjithashtu. Ajo ishte konservuesja e parë shqiptare e librave të vjetër, e specializuar në Instituto per la Patologia del Libro në libraritë e Vatikanit. Ajo u largua nga puna në vitin 1991 kur Milosheviçi zhbëri të gjitha institucionet kosovare”./Metro

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm