Shkup, 18 shkurt – Në vend kalimin kufitar “Shën Naumi” në dalje të Maqedonisë, mbrëmë është arrestuar U.M (41) nga Prishtina, i cili ka pasur dokumente të falsifikuara.Ai me një autobus “Mecedes” me targa të Kosovës është paraqitur si P.C.I (42) nga Bullgaria.Nga MPB informojnë se nga ana e zyrtarëve policorë pas kontrollit të pasaportës është vërtetuar se U.M ka dokumente të falsifikuara, ndërsa ai është dorëzuar në polici për procedura të mëtejme.