Policët amerikanë kanë arrestuar një të dyshuar për një sërë vrasjesh që synonin burra myslimanë në Albuquerque. Katër muslimanë u vranë gjatë një periudhe prej nëntë muajsh dhe tre u vranë në 10 ditë.
Shefi i policisë në Albuquerque, Harold Medina njoftoi në Twitter sot pasdite martën se departamenti kishte “gjurmuar automjetin që besohet të jetë i përfshirë në një vrasje të fundit të një burri musliman në Albuquerque”.
Shoferi u arrestua dhe ai është i dyshuari ynë kryesor për vrasjet, shkroi shefi i policisë, Medina.
Ai nuk e identifikoi personin, por tha se më shumë informacion do të jepet së shpejti.
Vrasjet kanë marrë vëmendjen kombëtare dhe ndërkombëtare dhe kanë vënë në rrezik komunitetin mysliman.
(Përktheu Redaksia e gazetës KOHA)
Më shumë për vrasjet e burrave muslimanë në Albuquerque rë Nju Meksikos:
https://koha.mk/kush-po-i-vret-burrat-muslimane-ne-nju-meksiko-foto/