Policia do të dorëzojë parashtresë adekuate kundër deputetit Maksim Dimitrievski për incidentin e mbrëmshëm në restorantin “Pallas” në Kumanovë. Spas MPB-së, mëngjesin e sotëm rreth orës 1 në SPB Kumanovë, përmes linjës telefonike është paraqitur një i punësuar në restorantin “Pallas” nga lagjja “Vera Kotorka” dhe ka denoncuar prishje të rendit dhe qetësisë publike. Menjëherë pastaj, thuhet në kumtesën e MPB-së, Z.A. përmes linjës telefonike ka denoncuar se në restorantin, djali i tij V.A. fizikisht është sulmuar nga ana e personit M.D. nga Kumanova, i cili dy herë e ka goditur me grushte në kokë, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të dukshme.
Nëpunësit policorë nga SPB Kumanovë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se i dëmtuari ka qenë mysafir, së bashku me miq në restorant dhe muzikantëve u ka kërkuar një këngë të caktuar, por pas një kohe të shkurtër muzika është ndalur, ai është orientuar drejt orkestrës që ta pyesë se pse janë ndalur, me ç’rast i është afruar personi M.D., i cili gjithashtu ka qenë në kremtim familjar dhe në prezencën e shumë mysafirëve e ka goditur në kokë dy herë, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta. Pas ndërmarrjes të masave dhe aktiviteteve të nevojshme, janë siguruar persona dëshmitarë, të cilët kanë qenë të pranishëm gjatë ngjarjes dhe e kanë konfirmuar të njëjtën.