Varshavë, 6 gusht – Polonia i hoqi tatimet për punëtorët e rinj në përpjekje që të parandalohet largimi i të rinjve nga vendi. Sipas rregullave të reja, asnjë punëtor deri në moshën 26 vjeçare nuk do të paguajë tatim për të ardhura. Lehtësimi ka të bëjë vetëm për punëtorët, por jo edhe për sipërmarrësit dhe punëdhënësit.
Ligji hyri në fuqi më 1 gusht dhe mundet në mënyrë potenciale të ndikojë për dy milionë njerëz në vend me 38 milionë popullsi. Autoritetet thonë se heqja e tatimit do t’i inkurajojë të rinjtë që të përfshihen në tregun e punës, i cili vazhdimisht shënon mungesë të njerëzve.
“Nuk pres që të pasurohem me këtë masë, thotë 23 vjeçari Jan Piotrski. Pres që rroga ime të jetë më e lartë për 100 deri 200 zlotë (23-46 euro) në muaj.”
Në Poloni, nuk ka statistikë të saktë për atë se sa para fitojnë të rinjtë deri në moshën 26 vjeçare. Paga mesatare për të gjithë punëtorët është 3700 zlotë (860 euro).