Toronto: 6 gusht – Një burrë i panjohur mbrëmë ka gjuajtur në një klub nate në pjesën veriore të qytetit kanadez Toronto, me ç’rast shtatë persona janë plagosur, informon televizioni lokal Global njuz, duke i’u referuar të dhënave të policisë.
Incidenti ka ndodhur dje në mbrëmje në klubin “Zona 45”.
Sipas policisë, njëri nga të lënduarit është në gjendje kritike.
Sipas administratës së klubit, gjatë të shtënave në klub ka pasur rreth 250 persona.
Dëshmitarë të ngjarjes kanë thënë se para gjuajtjes ka ardhur në mosmarrëveshje mes vizitorëve në klubin e natës, por policia ende nuk jep informata për sulmuesin e dyshimtë.
“Për shkak të numrit të madh të dëshmitarëve, rasti me siguri do të zbardhet shpejtë”, tha shefi i policisë së qytetit Mark Sonders.