Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, sot në Shkup do të takohet me ambasadoren jorezidente të Mbretërisë së Danimarkës për Republikën e Maqedonisë, me seli në Vjenë, Liselot Plesner. Siç informon MPJ-ja, para mbajtjes së takimit, do të mbahet edhe një ceremoni e shkurtër e dorëzim-pranimit të dhuratave, pas të cilët Poposki dhe Plesner do të japin deklaratë për mediat.