Këto imazhe shokuese përshkruajnë gjendjen e një 12-vjeçarje, e cila ngadalë- ngadalë po transformohet në një pemë. E njohur si Muktamoni, trupi i vajzës nga Bangladeshi është shkatërruar nga e ashtuquajtura “sëmundja e pemës”. Duke lënë me një anë dhimbjen e padurueshme, ana e djathtë e gjoksit që shtrihet deri tek krahu, është kthyer totalisht në ngjyrë kafe, që ngjan si lëvore peme. Dora e djathtë, që është infektuar nga parazitët gjithashtu vazhdon të rritet në mënyrë të pakontrolluar dhe se ajo nuk është në gjendje që ta përdorë. Aktualisht Muktamoni është në Spitalin e Kolegjit mjekësor në Dhaka, duke kërkuar ndihmë.