Presidenti i Gambia’s, Yahya Jammeh është gati të pranoj humbjen. Këtë e ka thënë kryetari i komisionit zgjedhor për BBC. Jammeh, i cili ka qenë në fuqi për 22 vite, është përballur me agjentin e pasurive të patundshme, Adama Barrow, në zgjedhjet e së enjtës. Kryetari i komisionit zgjedhor, Alieu Momar Nije tha se ka qenë e pashembullt që kreu i shtetit Gambian të pranoj humbjen para rezultateve finale. Shteti perëndimor i Afrikës nuk ka pasur një kalim të qetë të pushtetit që nga pavarësia e vitit 1965. Nuk ka pasur deklaratë zyrtare nga Jammeh i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994.