Ekipi anglez i futbollit është në festë pasi Donald Trump fitoi presidencialet amerikane. Kjo për shkak se njëri prej pronarëve të Manchester United-it, Ed Glazer kishte dhuruar 55 mijë dllarë (rreth 50 mijë euro) për fushatën e Donald Trump, kur ky kandidoi për president të SHBA-së, bën të ditur “gazetametro”.
Çuditërisht, Glazer, i cili është gjithashtu edhe bashkëpronari i ekipit të futbollit amerikan, Tampa Bay Buccaneers, dhuroi para edhe për fushatën e rivales së Trump, demokraten Hillary Clinton, kësaj radhe 5 mijë e 400 dollarë (rreth 5 mijë euro).
Kretari i Liverpoolit Tim Werner kishte kontribuar me 2 mijë e 700 dollarë në kampanjën e Clintonit.
Fitorja e Trump mund të sjellë shumë ndryshime në Premier Ligën angleze.
Ish-kampioni i boksit Mike Tyson dhe ylli i basketbollit Dennis Rodman e kishin përkrahur Trumpin publikisht, kurse Muhammad Ali, para vdekjes, basketbollisti Magic Johnson si dhe legjenda e tenisit Billie Jean King ofruan përkrahje financiare për kampanjën e Clinton.