I pari në klasifikim, me një pikë avantazh ndaj vendit të dytë. Gjashtë fitore, një barazim dhe një humbje, me një golavarazh plus 17 gola. Klub Italia, e drejtuar nga trajneri Thomas Hassler, synon me vendosshmëri promovimin në kategorinë e shtatë. Gjërat po shkojnë mirë, por krejt papritur shfaqen problemet. Ish-futbollisti i Romës dhe Juventusit, që ka përfaqësuar Gjermaninë Kampione Bote, sipas medias gjermane “Bild”, ka probleme të mëdha ekonomike, dhe ka për qëllim që të largohet në janar nga klubi, për tu bërë pjesë e një “reality show” gjerman.
Por, nga ana tjetër, vetë Klub Italia duket se nuk ka asnjë qëllim që ta lërë të ikë. Andreas Möller, me të cilin Thomas fitoi Botërorin e 1990, i del në mbrojtje: “Dëshiron të shkojë në “reality show” sepse i ka nevojën”.
Në janar do të nisë edicioni i njëmbëdhjetë i një “reality show” gjermane, i lokalizuar në xhunglën australiane. RTL, televizioni që ka të drejtën e transmetimit të programit, i ka ofruar Hassler një kontratë me gjashtë shifra, për të marrë pjesë. Sipas “Bild”, Thomas, që po kalon vështirësi të mëdha ekonomike, edhe për shkak të divorcit me ish-bashkëshorten, ka pranuar, ndonëse pa marrë konfirmimin dhe ok nga Klub Italia.
Laurence Hein, sponsor i skuadrës, që paguan një pjesë të pagës së trajnerit, ish-futbollist të Romës, deklaroi: “Nuk do të na pëlqente, nëse trajneri ynë do të largohej në një moment kaq delikat të sezonit. Në aspektin kontraktual edhe mund t’i kundërpërgjigjemi”.