Në Bibliotekën Kombëtarë të Kosovës “Pjetër Bogdani” sot është hapur ekspozita “Lirinë e gjeta këtu”.
Kjo ekspozitë i kushtohet 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit –Skënderbeut.
Në të janë të prezantuara në mënyrë kronologjike materiale për Gjergj Kastriotin.
Kryesisht dominojnë libra e artikuj citate e fotografi që janë në koleksionin e Bibliotekës Kombëtarë të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Këto materiale ekspozohen për herë të parë dhe shumë prej tyre pasqyrojnë ndikimin e figurës emblematike të Skënderbeut në kulturën dhe dijen në Kosovë.
Në këtë ekspozitë të pranishëm ishin ministri i kulturës Kujtim Gashi, rektori Marjan Dema, ipeshkvi i kishës katolike ne Kosovë, Dode Gjergji dhe shume personalitete tjera të vendit, njofton Klan Kosova.