Ministria e Shëndetësisë ka dërguar njoftim deri tek Prokuroria për sallat e mbyllura të kirurgjisë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, e cili është pranuar dhe shpërndarë në prokurori.
“Do të ndërmerren veprime për të verifikuar nëse në këtë ngjarje ka elemente të veprës penale”, njoftojnë për MIA nga Prokuroria Publike e Shkupit.
Prokuroria Publike thekson se Prokuroria vepron dhe ndjek penalisht vetëm nëse ka vepër penale.
Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski, dje në një konferencë për media ka reaguar për kushtet e qendrës klinike i cili tha se gjatë gjithë javës, që nga e shtuna e kaluar, problemi me sistemin, dmth me tubacionin e oksigjenit në sallat e operacionit, ka vazhduar gjatë gjithë javës, nuk është bërë asnjë ekzaminim se çfarë është, çfarë erë ka, a është i ndotur, a ka vërtet dioksid karboni dhe se ndërkohë, duke nënshkruar një pëlqim personal, njerëzit operohen me rrezikun e tyre.