Forcimi i partneriteteve midis komunave dhe shoqërisë civile përmes punës me autoritetet komunale dhe financimin e organizatave civile në pajtim me prioritetet lokale ka për qëllim Programi i ri rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor.
Programi në vlerë prej 10 milionë euro është financuar nga BE-ja dhe do të zbatohet nga Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në periudhën prej tre viteve në gjashtë vende dhe territore në Ballkanin Perëndimor, ndërsa buxheti i paraparë për komunat në Maqedoni arrin 845.000 euro.
Shefi i sektorit për bashkëpunim të Bashkimit Evropian, Nikolla Bertolini tha se inkuadrimi drejt BE-së nuk është vetëm një proces i gjatë i përshtatjes dhe harmonizimit të rregullativës ligjore, por kryesisht është proces i përmirësimit të beneficioneve për qytetarët.
“Gjetja e mënyrave më të mira për bashkëpunim më të mirë midis organizatave të shoqërisë civile dhe autoriteteve lokale është një prej mënyrave përmes të cilës qytetarët do të kenë dobi. Përmirësimi i demokracisë nuk është vetëm diçka që është e rëndësishme për pushtetin qendror, por është e rëndësishme në mënyrë të barabartë edhe për autoritetet lokale”, deklaroi Bertolini.
Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Luiza Uinton tha se UNDP-ja në nivel të komunave punon më shumë se dhjetë vjet dhe ky program përqendrohet në serinë e sfidave me të cilat përballen autoritetet lokale dhe të cilat i perceptojnë çdo ditë.
“Një prej sfidave të cilat i perceptojmë është se ka numër i madh të organizatave civile të cilat janë plot me energji dhe entuziazëm, megjithatë nuk kanë mjete për ta realizuar këtë. kemi një numër të madh të komunave që janë të gatshme t’i mbështesin organizatat, por një pjesë të madhe të këtyre mjeteve i shpenzojnë në aktivitete sportive. Gjithashtu, mungojnë edhe rregulla të qarta dhe procedura në pajtim me të cilat komunat i sistemojnë këto mjete”, deklaroi Uinton.
Theksoi se programi i merr parasysh të gjitha këto sfida për t’i përmirësuar kushtet për organizatat civile, ndërsa përmes tyre edhe kushtet për jetën e qytetarëve në komuna.