Shkup, 27 shkurt – Qytetarët dhe komuniteti afarist prej sot mund të kenë qasje në planet urbanistike në tërë territorin e shtetit përmes gjeoportalit të Agjencisë për Кadastër të Patundshmërive përmes lidhjes: http://ossp.katastar.gov.mk/OSSP/. Këtë e mundëson shërbimi i ri elektronik që sot u promovua në prani të kryeministrit Emill Dimitriev dhe ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski. “Bëhet fjalë për shërbim me të cilin të gjithë qytetarët dhe komuniteti afarist, përmes rrugës elektronike mund të kontrollojnë se çka është paraparë në parcelat e tyre apo të tjera, çka është paraparë në PHU-të për ndërtim… Me këtë vegël mund t’i shohin edhe çmimet e tokës ndërtimore”, deklaroi Dimitriev. Ai theksoi se shërbimi i ri elektronik është një ndër reformat më kyçe që i ka bërë Kadastra gjatë periudhës së kaluar me punë mjaft të përkushtuar dhe vazhdimësi, me çka, potencoi, jemi shumë më përpara se shumë vende në Evropën Juglindore, e edhe më gjerë. Shërbimi i ri i Kadastrës do të ketë pasoja pozitive me ndikim të gjerë në punën e kompanive ndërtimore dhe tek njerëzit, sepse jep transparencë tejet të madhe, numër mjaft të madh të informatave dhe është ndihmë e madhe”, tha Dimitriev dhe shtoi se krijimi i shërbimeve të reja për qytetarët duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Drejtori i Agjencisë për kadastër të patundshmërive, Sllavçe Tërpeski theksoi se gjatë dhjetë viteve të kaluara Kadastra mori mbështetje të madhe nga Qeveria dhe shtoi se vizita e sotme e kryeministrit në institucion është e katërta me radhë. Me shërbimin e ri elektronik të Kadastrës, theksoi, transparanca e planifikimit dhe të dhënave është e garantuar. “Në gjeoportalin e Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive prej sot secili qytetar mund të shohë se çka ka në parcelën e tij ndërtimore dhe çka është paraparë të ndërtohet në parcelën e tij dhe në fqinjësi, ndërsa kompanitë e biznesit mund të shohin se cila tokë e lirë përputhet me të dhënat nga Kadastra për tërë territorin e Republikës së Maqedonisë”, tha Tërpeski. Theksoi se për momentin në Regjistrin e tokës ndërtimore, në saktë në ueb-portalin tashmë janë publikuar mbi 1.000 plane urbanistike. Regjistri grafik për tokë ndërtimore i shfaq planet urbanistike në hapësirë bashkë me planet e kadastrës. Në dispozicion janë informacione të cilat i përmban plani urbanistik për çdo parcelë ndërtimore, si dhe informacion nëse ajo është e lirë dhe tashmë është e realizuar. Me këtë regjistër është bërë standardizimi në përpunimin e të gjitha llojeve të planeve urbanistike dhe dokumenteve urbanistiko-planore, është mundësuar shqyrtimi transparent i lokacioneve ku ka sjellë plane urbanistike dhe dokumentacion urbanistiko-planor, është mundësuar shqyrtim i pronësisë së parcelave të kadastrës të cilat e përbëjnë parcelën ndërtimore, shqyrtimin e tokës ndërtimore sipas treguesve numerik (dedikim, kate, sipërfaqe etj.), si dhe kontrollin e parcelave ndërtimore me pronë shtetërore. Regjistri grafik për tokë ndërtimore mundëson edhe kontrollin ose shqyrtimin historik të çdo plani urbanistik, gjegjësisht kur është sjellë, kur dhe me çfarë vendimi në këshill është lënë jashtë fuqisë, rëndësinë e planit, ndërsa nëse bëhet fjalë për ndryshim dhe plotësim të një pjese të planit urbanistik dhe numrit të vendimit me të cilin është sjellë ndryshimi. Përmes këtij regjistri, planifikuesi në fazë të hershme do të ketë pasqyrë të qartë se prej cilave parcelave të kadastrës është përbërë çdo parcelë ndërtimore e cila e definon, si dhe të dhënat për pronën e parcelave të kadastrës prej të cilave përbëhet parcela ndërtimore. Në Regjistrin grafik të tokës ndërtimore janë futur dokumentet urbanistiko-planore për ndërtime me interes të veçantë, planet arkitektonike-urbanistike, planet urbanistike për fshatrat si dhe planet urbanistike dhe dokumentet urbanistiko-planore të sjella para vendosjes së këtij regjistri për tokë ndërtimore. Në Regjistrin grafik të tokës ndërtimore janë futur 47.638 parcela ndërtimore, gjegjësisht 14.912.966 metra katrorë sipërfaqe e përgjithshme e tokës ndërtimore në Maqedoni.