Këshilli i Rektoratit të Universitetit “Nënë Tereza”- në Shkup mbajti mbledhjen e rregullt në të cilën u analizua rrjedhja e procesit arsimor dhe konsolidues i Universitetit “Nënë Tereza”. Siç citohet në njoftimin e këtij institucioni, në mbledhje u konstatua që procesi edukativo-arsimor dhe konsolidimi institucional i universitetit rrjedh dhe zhvillohet në përputhje me normat ligjore dhe programin e definuar. Duke marrë parasysh vonesën në fillimin e vitit të ri akademik dhe me qëllim të përmbushjes së plotë të plan-programit të studimeve, u mor vendimi për përshtatjen e orarit duke e shtrirë atë deri në datën 22 janar 2017. Provimet për studentët do të organizohen në pjesën e parë të shkurtit në mënyrë që semestri i dytë të fillojë në kohën e definuar sikurse edhe në të gjitha universitet e tjera. Më qëllim të përshpejtimit të proceduarve për fillimin e punimeve për ndërtimin e hapësirave të reja për Universitetin Nëna Terezë në Shkup, Këshilli i Rektoratit mori vendimin për krijimin e Grupit punues për definimin e programit për projektin,respektivisht përmbajtjen e çdo njësie të tij në përputhje me standardet më të larta për organizimin e studimeve dhe aktivitetit shkencor me standardet më të larta.