Pastrimi i veshëve me kruajtëse është shumë i dëmshëm dhe nuk duhet praktikuar, sepse shkakton bllokim duke shtyrë dyllin në brendësi të kanalit të veshit. Rutina e higjienës personale përfshin gjithashtu pastrimin e veshëve sa herë që bëjmë dush. Veshët tanë kërkojnë pastrim, në të kundërt do të kemi probleme në dëgjim, apo mund të na shkaktohet infeksion veshi etj. E gjitha kjo është një “gënjeshtër” pasi dylli i veshit nuk është aspak i rrezikshëm, përkundrazi ndodhet aty për një arsye. Nëse deri më tani keni përdorur kruajtëset e veshëve rregullisht , hiqni dorë nga ajo metodë. Kruajtëset e veshëve nuk eliminojnë dyllin nga veshi, por thjeshtë e shtyjnë atë. Dylli mbron veshët nga objektet e huaja, apo nga agjentët e jashtëm të cilët rrezikojnë aparatin e dëgjimit. Në rast se keni ndonjë shqetësim, ju mund të vizitoni mjekun tuaj, por gjëja e fundit që duhet të bëni është t’i pastroni vetë veshët.