“Përmirësim i shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara” është tema e punëtorisë që do të mbahet sot në Ohër, në organizim të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDS) në Maqedoni.
Qëllimi i ngjarjes është këmbimi i përvojave dhe praktikave të ekspertëve vendorë dhe të huaj, si dhe konfirmimi i mundësive të reja dhe serviseve që do t’ju ndihmojnë personave me aftësi të kufizuara të jetojnë jetë më të pavarur dhe më cilësore në bashkësi, në pajtim me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Në punëtori është paralajmëruar fjalimi i koordinueses së përhershme të KB-së dhe të UNDP-së, Luiza Uinton dhe i zëvendës-udhëheqësit të misionit në Ambasadën e Zvicrës, Stefan Tomagian.