E diel, 9 Shkurt, 2025
5.8 C
Skopje

Punëtoritë zëvendësohen me qebaptore

Shkup, 18 nëntor – Zhvillimi teknologjik, ndryshimet sociale dhe epoka e re informatike, kanë ndikuar që shumë profesione të zhduken. Në një pjesë të madhe të rasteve, automatizimi dhe makineritë e kryejnë punën më shpejt dhe më lirë se sa njerëzit. Në dekadat e kaluara janë humbur profesionet si renditës i shkronjave në shtypshkronjat e dikurshme, telegrafisti që përdorte Alfabetin e Morzeut për të dërguar apo pranuar lajme, daktilografi dhe mjeshtri për riparimin e makinave të shkrimit etj. Gjithashtu zhvillimi i hovshëm industrial, konkurrenca e prodhimeve të lira nga Kina, ndryshimi i mënyrës së jetesës imponoi edhe mbylljen e dyqaneve të mjaft zejtarëve jo vetëm në Shkup, por në të gjitha qytetet më të mëdha të Evropës Juglindore. Në më shumë çarshi të vjetra të Ballkanit, aty ku dikur kishte punëtori për qilima, tani ka qebaptore, atje ku kishte rrobaqepës tani ka shitore, atje ku kishte mekanik të televizorit, tani ka kafiteri, atje ku kishte punishte të llamarinës, tani ka “fastfud”. Gjithashtu, edhe mjaft punëtori të zejtarëve u bën veprimtari tregtare, për shkak se më lirë është të blihet dhe shitet, në vend që një punim të punohet me dorë. Ekonomistët thonë se revolucioni industrial dhe teknik që ndoshta më ngadalë, por me hapa të sigurt ndryshon edhe rajonin, nuk ndikon vetëm në prodhimtari, por edhe në veprimtaritë shërbyese. Për shembull, edhe në Maqedoni vërehet se me avancimin e pagesave elektronike do të zhduken gradualisht nevoja për punëtorët në pikë-pagesat e autostradave. Një pjesë e bankave kanë filluar të ofrojnë shërbimet elektronike, ku të gjitha shërbimet realizohen përmes kompjuterit, duke përjashtuar faktorin njeri. Gradualisht në një të ardhme të afërt do të ulet dukshëm… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)

© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm