Te qytetarët e Dibrës është krijuar panik dhe qarkullojnë dezinformata. Për sigurinë e qytetarëve, policia e Dibrës ka marrë masa veçmas aty ku janë bërë analiza të riskut, ku mund të ketë goditje përsëri. Në orët e vona të natës kanë vendosur kontroll policor
Dibër, 16 korrik – Më 11 korrik 2018, rreth orës 05:00, është raportuar se në Dibër, në rrugën “307” në shtëpinë e S.M. (59), kanë hyrë disa persona të panjohur të maskuar, dy prej të cilëve kanë qenë të armatosur me pushkë automatike dhe dy me thika. Personat e maskuar kanë lidhur djalin G.M. (21) dhe kanë kërcënuar duke marrë një shumë të konsiderueshme të parave dhe arit.
nga Policia e Dibrës thonë për gazetën “Koha” se janë marrë masat e duhura dhe e konsiderojnë rastin të mirëpërgaditur nga një grup të panjohur, ku edhe i ka gjetur të pa përgatitur policinë. Por, punohet për këtë rast jo vetëm nga policia e Dibrës, por edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria, Prokuroria e Gostivarit, për të zbardh rastin e për të kap autorët. Nga policia e Dibrës sqarojnë se menjëherë kanë dalë në terren pasi u janë lajmëruar familjarët e S.M. Megjithëse, informacionin e kanë pranuar 2 orë pas aksionit të vjedhësve me armë. Kjo vonesë, sipas policisë ka ardhur për shkak se familjarët kanë patur frikë ta paraqesin rastin menjëherë sepse janë kërcënuar nga katër autorët. Policia shton se është shumë e rëndë të vijnë deri në gjetjen e autorëve , por njoftojnë se kanë gjetur disa shenja. Te qytetarët e Dibrës është krijuar panik dhe qarkullojnë dezinformata. Për sigurinë e qytetarëve, policia e Dibrës ka marrë masa veçmas aty ku janë bërë analiza të riskut, ku mund të ketë goditje përsëri. Në orët e vona të natës kanë vendosur kontroll policor. Por, përgjegjësit e lartë nga policia thonë se sa më shumë policë që të ketë është më mirë, ku edhe kanë nevojë më shumë për kuadër. Nga policia informojnë se në terren nuk ka policë ‘të fshehur’, sepse për vendosjen e tyre i kanë shërbimet e tjera nga MPB.
Informacionet nga terreni tregojnë se qytetarët nuk kanë besim të plotë te policët, ku edhe mungon bashkëpunimi. Përgjegjësit e policisë së Dibrës thonë se mungojnë informacionet nga qytetarët ku duhen që nga ana e tyre të reagojnë për atë që vëren të dyshimtë të tregojë në polici. Tash më në Dibër nuk ka probleme mes etniteteve, brenda tyre ka qetësi dhe harmoni, por vjedhjet dhe zënkat paraqesin problemin kryesor. Marrëdhëniet mes policëve maqedonas dhe shqiptarë janë të mira, dhe se nuk ka asnjë përçarje. Policia e Dibrës thotë se ka patur nevojë për ndërhyrje mbrëmë dhe policia ka reaguar brenda 1 minutë e gjysmë, që është një rast rekord. Ata mundohen t’i reduktojnë policët gjatë orës së ditës, për t’i shfrytëzuar në orët e mbrëmjes, meqë është sezoni i verës dhe ka shumë turist. Edhepse thonë se ishte planifikuar në këtë sezon që policët të angazhoheshin gjatë ditës. për rendin dhe qetësinë e qytetarëve. Rastet me vjedhje me armë ka ndryshuar planet e tyre. Një rast që nuk ka ndodhur me vite në këtë qytet, edhepse mbahet mend nga ana e qytetarëve dhe policisë, para dy viteve, vjedhja me armë në dy argjendarit e vendit të të njëjtës familje. Por, për rastin e fundit policia e Dibrës është angazhuar, kurse në vendngjarje kanë dalë edhe prokuroria dhe inspektoriati me ç’rast kanë marrë të gjitha masat për gjetjen e autorëve. Policia e Dibrës thotë se nuk ka vend për panik dhe apelon për ruajtje të qetësisë.( D.K)