Gjithsej 40 kandidatë sot fillojnë me trajnim në kuadër të projektit të Odës ekonomike për teknologji informatike dhe të komunikimit – MASIT për “Rikualifikim të kuadrove”, në bashkëpunim me USAID/REG projektit. Bëhet fjalë për fillimin e fazës së dytë-edukative nga projekti në bashkëpunim me Sivus qendrën edukative dhe zhvillimore.
“Pas hulumtimit të zbatuar midis kompanive anëtare të MASIT është konstatuar deficit të kuadrove në TIK sektorin, nga profilet për programim. Si rezultat i kësaj filloi projekti për ‘Rikualifikimin e kuadrove’ ku qëllimi është të rinjtë deri në moshën 35 vjeçare, pa TI paranjohuri paraprake të rikualifikohen dhe të fillojnë karrierë në TIK botën. Në pajtim me nevojat e kompanive organizohen trajnime për profilet NET dhe Front End Developer programues, informojnë nga MASIT.
Trajnimin të cilin sot e fillojnë 40 kandidatë është planifikuar të zgjasë deri në shtator dhe pastaj do të vijojë praktikë në ndonjërën prej TI kompanive anëtare të MASIT. Qëllimi përfundimtar i projektit, pas vizitës së programit është që personat të punësohen në TIK kompani në pozitat junior programues ose pozita tjera lidhur me TIK sferën. Programi për rikualifikim do të zgjasë rreth pesë muaj.