Kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë të mërkurë në Paris, ku u takua me ish-presidentin e Francës, Nikolas Sarkozy.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri, përmes rrjeteve sociale.
Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se takimi u zhvillua në shtëpinë e Sarkozy, ku diskutuan për sfidat e Shqipërisë.
Rama u shpreh se ka privilegjin të këshillohet me mikun sipas tij special.
“Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian.”-shkruan Rama krahas fotos.