Në lagjen Velania të Prishtinës, aty ku është varri i presidentit Ibrahim Rugova, nga mëngjesi i sotëm, qytetarë të paktë në numër kanë bërë homazhe, në shënim të 9-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Pranë varrit të Rugovës, këtë mëngjes dha nderim e tij edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Ai në heshtje vendosi një kurorë me lule tek varri i Rugovës, duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat.