Zagreb, 30 dhjetor – Pas deklaratës se kandidates për presidente të Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, se bashkëshortit të saj Jakov iu ofrua statusi “mbrojtës”, ndërsa ai e refuzoi, me kumtesë ka dalë Ministria e Mbrojtjes, transmeton gazeta KOHA.
Në kumtesë theksohet se Jakov Kitaroviq si i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes në periudhën prej vitit 1994 deri në vitin 1996 e fitoi statusin e mbrojtësit, por asnjëherë nuk përdori asnjë lloj të drejtë që del nga Ligji për mbrojtësit kroat, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Zagrebi.
Deklarata e Grabar-Kitaroviq se Jakov Kitaroviqit i është ofruar statusi mbrojtës, ndërsa ai e ka refuzuar, shkaktoi një seri reagimesh në publik dhe media. Siç transmetoi portali index.gr, tashmë është paralajmëruar akuzë kundër “kryerësit të panjohur”, sepse Grabar-Kitaroviq duhet të lajmërojë se kësi lloj statusi është ofruar, sepse sipas këtyre informatave kjo do të ishte vepër penale.
Në këtë moment në Kroaci ka 505.000 mbrojtës të regjistruar.
Përndryshe, këto mosmarrëveshje vijnë pak para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të cilat do të mbahen të dielën më 5 janar.(koha.mk)