Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier, reagoi pas vendimit të djeshëm të presidentit, Gjorge Ivanov, që të mos ia japë mandatin Zoran Zaevit të LSDM-së, i cili siguroi shumicë parlamentare. “Jemi të shqetësuar për zhvillimin e ngjarjeve në Shkup. Rezultatet nga zgjedhjet e dhjetorit janë bazë solide që të formohet Qeveria, e cila do t’u shërbejë interesave të të gjithë qytetarëve”, shkruan Zanieri në Twiter.