Zinedine Zidane ka publikuar listën prej 19 futbollistëve të ftuar për ndeshjen e nesërme ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Në këtë listë mungojnë pesë lojtarë, disa të lënduar dhe disa të tjerë të lënë për arsye teknike të trajnerit. Lojtarët që mungojnë janë: Pepe, Coentrao, Carvajal, Bale dhe Mariano. Kujtojmë se ndeshjen e parë Real Madrid e kishte fituar me rezultat të pastër 3:0.