Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Reshje të kohëpaskohshme të borës së dobët vërehen në qafën malore Strazhë. Dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 10 deri 20 metra ka në Kodrën e Diellit dhe prej 50 deri në 100 metra në qafat malore Gjavato dhe Pletvar, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugës.
Për shkak të grevës së bujqve grekë në vendkalimin kufitar Evzoni prej 30 janarit, qarkullimi nuk funksionon në dy drejtimet. Vendkalimet kufitare Dojran dhe Mexhitlia janë të hapura për qarkullim. LAMM rekomandon drejtim të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.
Aksi rrugor Shkup-Makedonski Brod përmes Jasenit nga 2 shkurti i vitit 2017 është me kalueshmëri të kufizuar. Në kohën e vërtetuar për qarkullim të njëanshëm, është lejuar lëvizja vetëm e automjeteve të lehta të terrenit. Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep – Manastir – Resnjë përmes rrethrrotullimit Manastir është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe komunikacioni po rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit. Në fuqi është obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjet, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2017.