Shkup, 2 qershor – Reshjet e mëdha që kanë kapluar për disa orë Shkupin kanë bllokuar shumë rrugë, ndërsa kanë shkaktuar kaos në komunikacion, shkruan gazeta KOHA. Rrugët në Komunën e Çairit janë përmbysur tërësisht, ndërsa raportohet për dëme të mëdha në shtëpi të shumta në lagjen e Gazi Babës, Serovës, Tophanë dhe në Çair. Pothuajse në të gjitha hyrje-daljet drejt Gazi Babës rrjedhin “lumenj”, ndërsa vazhdojnë reshjet e mëdha të shiut. (koha.mk)