Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka premtuar disa befasi më 12 nëntor, në ceremoninë e MTV Europe Music Award. Rita, e cila përpos që do të udhëheqë ceremoninë dhe do të sjellë disa performanca, është e nominuar për “Pamjen më të mirë”. Aty ajo garon me Dua Lipën. “EMA 2017, shihemi më 12 nëntor!!! Udhëheq dhe performoj me një grumbull befasish”, ka shkruar ajo në Instagram.