Të paktën 10 persona kanë ndërrua jetë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë një rituali fetar në Bangladesh. Sipas mediave ndërkombëtare, pritet që bilanci i viktimave dhe të plagosurve të rritet. Të pranishëm në këtë ritual ishin rreth 8.000 njerëz. Turma e njerëzve ka vërshuar për të marrë ushqimin falas. Rituali, i quajtur “qulkhani”, u zhvillua në nderim të ish-kryebashkiaku Chittagong, pasi kishte ndërruar jetë disa ditë më parë. Një zyrtar i policisë tha se të gjithë personat e vdekur ishin burra që kishin tentuar të merrnin pjesë në këtë ngjarje.