Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka përcjellë një mesazh sensibilizues për të plagosurit dhe viktimat në Siri. Ngjarjet në Aleppo nuk mund të kalonin pa prekur dhe një ndër njerëzit më të preferuar në botë, ndaj ai ka vendosur të reagojë ndërmjet një video. Ai u drejtohet njerëzve të pa faj dhe fëmijëve duke i cilësuar ato heronj të vërtetë të kësaj bote dhe duke u bërë thirrje të mos dorëzohen. “Përshëndetje! Kjo është për fëmijët në Siri. Ne e dimë që ju keni vuajtur shumë. Unë jam një lojtar shumë i famshëm por ju jeni heronjtë e vërtetë. Mos e humbni shpresën tuaj. Bota është me ju. Ne kujdesemi për ju. Unë jam me ty”, u shpreh Ronaldo.