Skiatorja suedeze e garave të ski-cross, Anna Holmlund, është rrëzuar dje gjatë provave që ishte duke bërë në pistën italiane të San Candido. Një rrëzim që ka qenë fatal për një nga sportistet më të mira të kësaj disipline, dy herë fituese e Kupës së Botës dhe medalje bronzi në “Sochi 2014”. Në momentin e rrëzimit, ajo ka përplasur kokën dhe ka humbur menjëherë ndjenjat. Holmlund është transportuar me urgjencë në spital me helikopter, ku dhe është operuar gjatë natës, pasi pati hemoragji celebrale.
Me kalimin e orëve, gjendja e saj duket e përmirësuar, por situata është ende kritike dhe diagnoza e rezervuar. “Situata është e stabilizuar, por ende asgjë nuk është e sigurtë. Ndaj, për momentin jemi në pritje”, thuhet në një deklaratë të Federatës Suedeze të Skive. Skiatorja 29-vjeçare është ende në gjendje kritike, pasi dëmtimi në kokë ka qenë i rëndë, ndërkohë që sinjalet e para janë inkurajuese. Anna Holmlund është aktualisht e dyta në renditjen e Kupës së Botës.