E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

Rrëzohet një aeroplan luftarak rus në Mesdhe

Një aeroplan luftarak rus u përplas në Mesdhe pak minuta pasi u ngrit në fluturim nga aeroplanmbajtësja Admirali Kuznetsov që gjendet pranë brigjeve të Sirisë. Tre aeroplanë Mig29 u ngritën nga aeroplanmbajtësja e epokës sovjetike dhe fluturuan në drejtim të Sirisë, por një prej tyre u kthye pas dhe u përpoq të kthehej në bordin e saj, transmeton TCH. Mediat raportojnë se aeroplani u detyrua të kthehej për shkak të një defekti teknik dhe u përplas në Mesdhe ndërsa piloti po përpiqej ta ulte në aeroplanmbajtëse. Zyrtarë rusë raportuan se piloti u katapultua nga aeroplani në avari dhe pasi u shpëtua, u verifikua që nuk kishte asnjë dëmtim. Flota ruse i kërkoi të gjitha mjeteve lundruese në zonë që të qëndrojnë të paktën 5 milje detare larg vendit të rrëzimit, ndërsa kanë nisur hetimet për të zyrtarizuar shkakun e përplasjes. Lajmi për rrëzimin e aeroplanit rus vjen ndërsa Moska po përgatit bombardierët me rreze të gjatë veprimi Tu95 dhe Tu160 për sulmet e ardhshme në Siri. Ekspertët thonë se humbja e një aeroplani luftarak, ndërsa nuk përbën asnjë problem material për Rusinë, është mjaft e sikletshme për debutimin e aeroplanmbajtëses së saj të vetme në luftën e Sirisë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm