Në komunat Dibër dhe Qendra Zhupa reshjet e borës nuk kanë shkaktuar probleme të mëdha, thonë nga Njësiti rajonal i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim në Dibër.
“Rrugët rajonale drejt Mavrovës, Strugës, Qendrës Zhupa , vendkalimit kufitar “Bllatë” dhe fshatit Mogorçe, pastrohen rregullisht nga ana e seksionit të Dibrës së “Rrugëve të Maqedonisë”. Në rrugë ka mbetje të borës, për shkak të së cilës rekomandohet ngarje e kujdesshme dhe respektim i sinjalistikave rrugore”, deklaroi për MIA-n, Eroll Zeqirovski, drejtues i Njësitit rajonale.
Ai tha se i përcjellim situatën e re të motit. Drejtoria është në kontakt të përhershëm me autoritetet lokale dhe institucionet tjera kompetente.(koha.mk)