Rusia ka krijuar nëndetësen më të fuqishme ndonjëherë, e cila është në gjendje që të mbajë qindra torpedo dhe të arrijë shpejtësi të madhe. Nëndetësja nukleare, e quajtur ‘Kazan’, është e pajisur me torpedo dhe raketa të kalibrit të rangut të gjatë. Anija u lansua në kantierin detar ‘Sevmash’ në Severodvinsk, në verilindje të Rusisë. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, nëndetësja e re është e dizajnuar që t’i shkatërrojë nëndetëset e armikut, anijet, bazat dhe portet, në mesin e trageteve të tjera. Anija raportohet se mban një ekuipazh prej 90 personave dhe mund të qëndrojë në det për 100 ditë. Ajo është e gjatë rreth 140 metra dhe mund të arrijë thellësi deri në 600 metra nën ujë.