Skuadra e Serie B Avellino është gjobitur me 1,000 euro pasi folësi i stadiumit bëri një batutë me sarkazëm për sa i përket kohës shtesë që u dha nga arbitri. Avellino mposhti Perugia-n 2-0 duke u ngjitur në vend të 16-të mbi Pescara-n në kategorinë e dytë. Dukej sikur folësi i stadiumit nuk ishte shumë i kënaqur me shtatë minutat shtesë të dhëna në fund të sfidës. Në raportin disiplinor të ditës së martë, Serie B ka dënuar me një gjobë 1,000 pasi folësi i stadiumit gjatë komnukinatës drejt tifozëve ka bërë një koment me sarkazëm për sa i përket kohës shtesë të dhënë nga arbitri në fund të pjesës së dytë.