Tiranë, 26 shtator – Harmonizimi i fito-kontrolleve të produkteve të gatshme, fleksibilitet më të madh për eksportin dhe importin e bagëtive, promovim i shkëmbimit tregëtar, këto ishin disa nga temat që u diskutuan sot në Tiranë, me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë, z. Bledi Çuçi.
Dy ministrat u dakorduan që në të ardhmen të ketë shkëmbim të rregulloreve kombëtare dhe harmonizim të listave të organizmave të dëmshëm, të bimëve, të produkteve bimore dhe njohje të ndërsjellët të analizave laboratorike nga laboratorët fitosanitar të akredituar / të autorizuar.
Në periudhën në vijim do të punohet në përgatitjen e një Marrëveshjeje midis autoriteteve kompetente të dy vendeve për bashkëpunimin fitosanitar.” – shprehet Çeliku.